Shtyllë tensioni

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

7 Gusht, 22:56| Përditesimi: 7 Gusht, 22:59

  • Share

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me egjiptianin që humbi jetën në Patos teksa punonte në një shtyllë tensioni të lartë për një kompani. Egjptiani ra nga lartësia dhe ndërroi jetë.

Konfederata e Sindikatave thekson se ky rast ngre alarmin për mungesën e kushteve teknike në punë në vendin tonë. Nga ana tjetër KSSH kërkon të vihen përpara drejtësisë përgjegjësit dhe dërgimi i trupit të egjiptianit të ndjerë në atdhe.

Reagimi i KSSH:

Alarmi jonë për sigurinë në punë prej vitesh bie në vesh të shurdhër të instansave përgjegjëse, teksa Inspektoriati i Punës vijon të mbetet ndër institucionet më të korruptuara në vend.

Një 37 vjeçar punëtor egjiptian ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një shtyllë tensioni në Patos.

KSSH nga informacionet paraprake mëson se shkak i aksidentit në punë është mungesa e kushteve të sigurisë teknike.

KSSH kërkon që përgjegjësit të dalin urgjentisht përpara drejtësisë dhe shteti të mundësojë dërgimin e trupit në atdhe të punëtorit egjiptian.

Inspektoriati i Punës të shtojë kontrollet në kantiere për të monitoruar nësë sipërmarrësit i rrespektojnë kushtet që lidhen me sigurinë teknike dhe të rishikohet rritja e penaliteteve.


Lajmi kryesor:

Patos, punëtori egjiptian 37 vjeç bie nga shtylla e tensionit të lartë dhe ndërron jetë! Ka të shoqëruar në polici


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?