Arben Kurmeka

Kronikë

Humbi jetën pasi u zu poshtë nga pllakat e mermerit, viktima studenti i dhjetorit 90', deputeti: Ben, na le trishtim të madh

4 Gusht 2023, 10:59| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 15:24

  • Share

Arben Kurmeka, 52-vjeçari, që humbi jetën tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90'. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas ngjarjes, duke thënë se u ka lënë pas një trishtim të madh. Disa orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shoferin e kamionit, Musa Kabashi.

"Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe".

Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

SI.E./G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?