Pamje nga aksidenti në Greqi

Kosova & Rajoni

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën

17 Mars, 16:41| Përditesimi: 17 Mars, 16:46

  • Share

GREQI-Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Athinë, ku një taksist shqiptar humbi jetën pasi mjeti që drejtonte u përplas nga një 22-vjeçare greke, e cila udhëtonte me makinë me shpejtësi të lartë.

Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare, sipas mediave greke

Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi. Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtësisht', tha një mik i  tij. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 mars, ku 22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci, e cila mbeti e plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Attikon, mësohet se ka kaluar në semafor të kuq me mjetin e saj dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari shqiptar. Vajza është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?