Pamje nga ceremonia e nderimit nga varrezat e 'Arbërisë' në Kosovë

Kosova & Rajoni

Humbi jetën në mënyrë tragjike në Brezovicë, përcillet në banesën e fundit zv. Ministri i Kosovës

27 Janar 2019, 14:38| Përditesimi: 27 Janar 2019, 14:55

  • Share

Një ditë pas ngjarjes tragjike, këtë të dielë i është dhënë lamtumira e fundit dhe është përcjellë  për në banesën e fundit me nderime të larta Arian Daçi, zëvendësministër i  Diasporës në qeverinë e Kosovës, i cili humbi jetën si pasojë e një orteku bore në Brezovicë.

Në cermoninë e nderimit  të figurës së stij, kanë marrë pjesë  familjarët , krerët më të lartë të shtetit si dhe qytetarë e miq të cilët kanë bërë homazhe para hollit të Kuvendit të Kosovës.

Varrimi i zyrtarit të lartë të qeverisë së Kovës  Arian Daci, 40 vjeçar që ishte djali i vetëm Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  Nexhat  Daçit  u bë në varrezat e qytetit në “Arbëri”.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar.

40-vjeçari Arian Daci, humbi jetën të shtunën (Lexo) në parkun e skijimit në Brezovicë, pas një incidenti me një ortek bore, që e zuri poshtë duke lënë  kështu pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?