Pamje nga makina në flakë

Humbi kontrollin dhe makina u përfshi nga flakët, në hetim 36-vjeçari në Belsh! Gruaja dhe 2 fëmijët u plagosën

12 Shkurt, 10:52| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:00

  • Share

Një 36-vjeçar është vënë në hetim nga policia rrugore në Elbasan, pasi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge, e cila më pas shpërtheu në flakë, ndërsa mbetën të plagosur gruaja e tij dhe 2 fëmijët.

E.M banues në Berat, u procedua penalisht, ndërsa të plagosur mbetën bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët e tyre.

Nëna me dy vajzat binjake shpëtoi mrekullisht pas aksidentit që ndodhi pasditen e së dielës fshatin Dragot në aksin Belsh-Kuçovë.

Qytetarë të tjerë të rastit kanë ndaluar duke bërë mrekulli. Ata vrapuan dhe nxorën në kohë nënën me fëmijët përpara se makina e tyre të përpihet nga flakët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?