Foto ilustruese

Kronikë

Humbi kontrollin e kamionçinës, ndërron jetë 37-vjeçari në Kukës

25 Tetor 2021, 17:55| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 18:34

  • Share

KUKËS- Një 37-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të hëne pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50,  në fshatin Arrë.

Viktima është identifikuar me inicialet D. D., 37 vjeç, banues në këtë fshat. Ai humbi kontrollin e kamionçinës për pasojë gjeti vdekjen.

"Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?