Lezhë- Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rruges.
Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të marte, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Gazetari i report Tv, Elvis Hila, informon se i plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Edhe Policia e Lezhës dha detajet e para të ngjarjes pas aksidentit.
“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, Sh.N., 68 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Komente
