LUSHNJË- Një aksident i rëndë ku ka humbu jetën një 66-vjeçar është regjistruar mesditën e sotme në rrugën rurale Këmishtaj tre urat Lushnje.
Viktima që është identifikuar si Agil Kola, ishte duke drejtuar një motociklet tip "Honda", ndërsa mësohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore e më pas ka përfunduar në asflalt.
Perplasja ka qenë fatale pasi 64-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Motoçikleta është fërkuar disa dhjetëra metra me barrierën anësore dhe me pas e ka përplasur drejtuesin ne asfalt.
Ne vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë se qarkullimit rrugor dhe ambulanca e cila ka transportuar trupin e viktimës në morgun e spitalit të Leshnjes. Policia po punon per te zbardhur shkaqet e aksidentit. Viktima kishte në pronësie një stan bagëtish në këtë zonë dhe po udhëtonte drejt banesës në Lushnjë.