Valdrin Pjetri

Humbi mandatin nga dekriminalizimi, Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë: Po më mbështeti PS do kandidoj sërish për Shkodrën

19 Janar 2022, 16:23| Përditesimi: 19 Janar 2022, 16:32

  • Share

“Mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”, këto janë fjalët e ish-kandidatit të PS për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, në një kohë kur pritet të zhvillohet edhe zgjedhjet lokale të pjesshme.

Valdin Pjetrit i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës, por dha dorëheqjen pa bërë ende betimin, për shkak të mosdeklarimit të një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të.

“Isha 19 vjeç student u kapen 2 shok të mi shkova të pyesja për ta, u bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptarë, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, u shpreh ai për Tv Klan.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

 “Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”, tha ai. 

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte ne ministrin e financave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u more parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali këtë procedim.

 “Pas kësaj dëshmia ime e penalitetit si në gjykata dhe prokurori dilte e pastër”. Pas kësaj sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.

Dokumentet e publikuara nga PD pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences. Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëj jo pa qellim kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

 “Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”., tha Pjetri. 

Por nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do te zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 Mars?

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piku: 19/01/2022 18:06

    Me mire my se Voltana qe sdo mbahet mend per asnje rruge, shkolle, kopsht a pune publike.

    Përgjigju
  • Edhe mundet: 19/01/2022 17:24

    Rama ka dhene prova qe ska shtylle kurrizore por djalin e Luigjit nuk e kandidon me jo se nuk e do por nuk ja mban. Shkodra perjete demokrate, Shkodra perjete antikomuniste dhe kunder fares se keqe te rilindjes me prtronazhistat bashke. Je i kapur ed rama dhe ti e di pse

    Përgjigju
  • Tefiku: 19/01/2022 17:15

    Po mo cun, po Hotel Privilegjin ne Sauk me cfare e ndertove qe kushton te pakten 1 milion euro. Si spaske turp. Nuk besoj tua hedhesh Shkodraneve.

    Përgjigju
  • PETRIT: 19/01/2022 16:59

    Pse te mos behesh kryetar Bashkie ne Shkoder, nje here ne 4 vite e kalon Uren e Bahcallekut. Ti ja din hallet Shkodres dhe do i besh rehat.Hiene qe pret me marr theken e radhes.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 19/01/2022 16:45

    Un jam votues i PSse! Por ne qoftese PSja e kandidon kete bir curve u do ja jap PDse,edhe ne rastese PDja vendos figuren mete urryer per mua un ate dota votoj me 32 vota qe kam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?