Politikë

Humbi më keq se Basha, por Berisha e sulmon: Kishte projekt koalicionin me Ramën dhe karrigen e tij më 2021, s’bëri asnjë përpjekje për të denoncuar farsën elektorale

30 Maj, 12:41| Përditesimi: 30 Maj, 13:11

  • Share

 

Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës edhe për zgjedhjet e vitit 2021 në lidhje me deklarimin e tyre nga ish-kryetari Lulzim Basha si masakër elektorale.

Por ai gjeti momentin që të sulmonte përsëri paraardhësin e tij në lidhje me projektin e fshehtë që kishte, duke mos u angazhuar në faktimin e asaj masakre të 25 prillit, por priste një bashkëqeverisje me Edi Ramën si “fitimtar”.

Në tangente politike ai mori deklaratën e Ambasadës së SHBA në atë kohë, që uronte edhe Ramën për fitoren, edhe Bashën si fitues gjithashtu i atyre zgjedhjeve.

“Lulzim Basha nuk bëri as edhe përpjekjen më të vogël për të denoncuar dhe faktuar farsën elektorale të vitit 2021, kurse unë e kam denoncuar atë. Madje edhe atëhere, më 27 prill, kam bërë artikullin se vota vdiq pa hyrë në kuti. Unë kam urdhëruar faktimin e provave për zgjedhjet e 11 majit, dorëzimin e tyre. Kurse Lulzim Basha luftoi për karrigen e tij, e patë ju, ai nuk ishte i lirë, ai kishte projekt tjetër. Ai kishte projekt koalicionin. Lexoje ti mesazhin që i shpallte të dy fitimtarë të zgjedhjeve (pretendon aleancën Basha-Rama për qeveri të gjerë PD-PS)”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ndërsa për analizën e humbjes së thellë të 11 majit nga PD, ai këmnëbguli se prioritet aktualisht ka denoncimi i farsës elektorale të Ramës dhe më pas analiza.

“Unë nuk kam dy standarde, jam koherent në atë që kam thënë, e kam thënë edhe më 2021, një herë faktimi dhe më pas analiza. Kam bërë përpjekje për ta denoncuar këtë farsë”, komentoi kryetari i PD.


Lajmi kryesor:

Gjithë Evropa zbriti në Tiranë dhe ‘certifikoi' 11 majin, Berisha utopik: Ramën s’po e uron askush, zgjedhjet do i ngecin në fyt! Farsë (VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?