Tirane- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj është në mesin e të hetuarve nga policia pas protestës së opozitës në Tiranë pasditen e 23 dhjetorit me bllokim rrugësh dhe përplasje me policinë.
Në protestën e 23 dhjetorit Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta, mes protestuesve ku u rrëzua në tokë e më pas u dërgua në spitalin Ushtarak.
Për gjendjen e të fiktit, Gjekmarkaj tha se i erdhi si pasojë e sulmeve të policisë, por uniformat blu e përgënjeshtruan duke thënë se nuk e goditën nënkryetarin e Kuvendit, pasi në momentin që ai është ndjerë keq, përreth tij nuk kishte asnjë efektiv.
Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta" informoi dje policia e shtetit.
Edhe në video nga protesta duket se në një moment ai nuk ndihet mirë dhe protestuesit që janë reth tij kërkojnë ujë, ujë, ndërsa nuk duket asnjë polic. Më pas Agron Gjekmarkaj u shoqërua në spital nga i cili u largua disa orë më pas, po mbrëmjen e djeshme. E sot spitali gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Gjekmarkajt se është goditur nga policia.
Deputeti referoi shtrëngim në kraharor, por nuk rezultoi të kishte probleme, bënë me dije burime nga QSUT për Report Tv.
Ndërsa deputeti sërish në një reagim të sotëm e quajti njoftim dezinformues qëndrimin e policisë. Vijoi të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se dhunua nga policia ai dhe shoqëruesi i tij, e për pasojë humbi dhe ndjenjat.
Ndërkohë policia ka ngritur akuzën "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".'
.Deklarata e Gjekmarkajt
Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!
Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim, punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!
Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!
Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!
Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lënduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!
Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!
Agron Gjekmarkaj
Nën Kryetar i Kuvendit të Republikës
Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka dalë mbrëmjen e djeshme nga ambjentet e spitalit, pas probleme të shfaqura gjatë protestës së PD-së me bllokimin e lëvizjeve në kryqëzimeve kryesore të Tiranës
Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta ku mund të ketë pasur tensione me policinë dhe u rrëzua në tokë e më pas u dërgua në spitalin Ushtarak.
Gjekmarkaj u dërgua nga Ushtaraku në QSUT për ndihmë të specializuar. Mësohet se po mbëmjen e djeshme është larguar nga spitali pasi iu kryen ekzaminimet përkatëse te Kardiologjia.
Deputeti referoi shtrëngim në kraharor, por nuk rezultoi të kishte probleme, bënë me dije burime nga QSUT për Report Tv.
Lajmi ne perditesim...
Papapa shpetoi zagari
PërgjigjuSi /meit/ishte bere kur u ngrit,si kishte ngelur pike gjaku ne fytyre! S.d.q,doktoret duhet t'a kishin mbajtur ne obzervim 24 ore,jo t'a nxirrnin aq shpejt.
Përgjigjute gjitha guret po i lujne por fundi i tyre me ne krye sali vucidolin po vjen
PërgjigjuKanè 35 vjet qè luajnè role. Nè fillim ishin gojoret e Sigurimit dhe bènin "tigrin demokrat",,,pasi ia dolèn me tè, vijuan tè vrasèn e tè vjedhin, tè plaçkisin dhe tè bèjnè tè fortin. Agron Gjekmarkaj,,,èshtè i vonuar ca, si brezi i tretè i gojoreve tè provincès qè luajnè akoma role. Pèr ato role,,janè tè gatshèm tè sakrifikojnè gjithçka,,,,nder, dinjitet, personalitet. Tani e trashin zèrin dhe tè godasin me grusht gjoja,,,,,,,10 minuta mè vonè, kur i merr me vete pèr atje ku duhet tè ishin me kohè,,,,,QURRAVITEN,,,,mbaroji roli i tè fortit,,bishès,,,,filloji roli i zvarranikut. Histori rolesh,,,deri tè trokasè SPAK,,,ose ata djemtè e grupit tè gatshèm,,,,ti ndalin nè rrugè, pèr ti nxjerrè lèmueshèm nga makinat e tyre tè shtrenjta. Pastaj,,,,fajin ua kanè bashkshortet,,,kèta vetè nuk dinè asgjè,,vetèm gratè i paskan patur shtriga..... GÈZUAR KRISHTLINDJEN SHQIPTARÈ.
PërgjigjuE sigurove vendin ne parlament o …….,
PërgjigjuNuk mund te boheni dot gagsterra.o politikan o gagsterr te dyja nuk shkojne.dhe pastaj boheni si legena duke u qurravit neper ekrane dhe gazeta.
Përgjigju