Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra, Tefik Xhika. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i 50-vjeçarit është gjetur nga banorët e zonës në Liqenin e Fierzës.
Kujtojmë se Tefik Xhika, humbi në ujërat e lumit Drin teksa peshkonte ndërsa ishin banorët e zonës dhe familjarët që denoncuan zhdukjen e tij.
Rjedha e lumit mësohet se e ka çuar trupin e Xhikës deri në Liqenin e Fierzës. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.
Xhika humbi në ujërat e Drinit më 26 dhjetor 2021 teksa peshkonte. Familjarët nisën kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses.
Ndërsa ditën e sotme, trupi i të ndjerit është gjetur në Liqenin e Fierzës nga banorët e zonës dhe i është dorëzuar autoriteteve.