Nuk fitoi një medalje në Tokio, argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.
Atletja që garonte në disiplinën e skermës sapo kishte humbur garën në turet kualifikuese kur trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës prej 17 vitesh, Lucas Saucedo, u afrua.
Ai nuk i ofroi një shami për t’i fshirë lotët, por një pusullë që shkruante disa fjalë të thjeshta por të paharrueshme: “Do martohesh me mua? Të lutem”.
Maurice kësaj radhe nuk e humbi momentin dhe pranoi duke harruar disfatën e disa minutave më parë.
Momenti i propozimit ishte edhe më surprizë pasi 36-vjeçarja ishte duke analizuar humbjen e saj në një intervistë me televizionin argjentinase kur Saucedo u shfaq me shënimin në duar .
Ajo shtoi se ata kishin diskutuar të martoheshin më parë por ajo kishte ngelur e befasuar nga propozimi.
Saucedo tha se ai kishte filluar të mendonte për propozimin një natë më parë, edhe pse nuk kishte një unazë. Ai mori ca letra nga një vullnetar dhe më pas vendosi që ai do ta pyeste të dashurën e zemrës pas humbjes.
bukur bukur, po masken pse e mban kur puth gruan a derzi, akoma se ke kuptuar te verteten
Përgjigju