Edith Harxhi

Politikë

Humbi në zgjedhjet brenda PD, Edith Harxhi: Së shpejti do të them mendimet e mia, mbështetur mbi fakte

14 Qershor 2021, 18:55| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 19:46

  • Share

TIRANË- Mes falenderimeve për të gjithë demokratët që e votuan dhe nuk e votuan, Edith Harxhi ka pranuar humbjen, edhe pse është e bindur se procesi zgjedhor ka pasur parregullsi. Haxhi është e fundit nga kandidatët që ka reaguar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, dhe thotë se "mendimin e saj do e thotë së shpejti dhe mbështetur me fakte". Përtej humbjes, Haxhi thotë se nuk do të heqë dorë nga kauza e saj " për të reformuar dhe ringritur PD-në".

" Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dje gjatë procesit zgjedhor për Kryetare të Partisë Demokratike. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por edhe ata që nuk votuan për mua pasi demokracia gjithëmonë duhet të shprehet me votë. Falenderoj me mirënjohje të gjithë vëzhguesit e mi gjatë procesit zgjedhor, kontribuesit dhe miqtë e mi që punuan këto tre javë, si dhe Grupin për PD-në që ishin me mua në këtë betejë. Falenderoj edhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias për interesin e tyre dhe punën e palodhur.

Ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t'ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria. Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t'i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për t'a ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë.

Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t'a ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…

Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim. Me respekt, Edith Harxhi", shkruan Harxhi.

Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?