Naureda Llagami

Kronikë

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, Naureda Llagami kërkon dosjen e mbledhjes në Gjykatën e Lartë! Vokshi u zgjodh anëtar se kishte më shumë pikë

2 Tetor, 10:24| Përditesimi: 2 Tetor, 11:19

  • Share

TIRANË - Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre emrat më me shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës. Naureda Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë.

Një votë u konstatua e pavlefshme. Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk mori 3/5 të votave, Vokshi u zgjodh automatikisht fitues pasi renditej i pari në pikë (89.5 pikë) për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtar i Kushtetueses. Por një ditë pas mbledhjes, Llagami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të mbledhjes, kopjet e fletëve të votimit dhe çdo dokument tjetër të procedurës. Sipas burimeve, Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin. Kjo votë do t'i jepte asaj mandatin si anëtare e gjykatës. 

Llagami pretendon se në fletën e votimiti shte shenuar dy herë emri i saj, por u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin. Nëse kjo votë do të ishte lexuar siç duhet, sipas Llagamit, ajo të kishte 9 vota, pra 3/5 e votave, dhe do të ishte ajo gjyqtarja e re e Kushtetues dhe jo Vokshi, i cili u zgjodh si i rendituri më lart në pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Kërkesë për t’u njohur me dosjen e plotë (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të votimit) dhe për t’u pajisur me një kopje të plotë të saj (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të vptimit) referuar Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate, të mbajtur me datë 30.09, ora 09:00 pranë Gjykatës së Lartë me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e saj.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?