TIRANË- Pas humbjes për herë të dytë në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë në Rrogozhinë, ka reaguar për herë të parë kandidati i aleancës Berisha-Meta, Shkëlqim Hoxha.
Teksa ka falënderuar banorët e Rrogozhinës që dolën për ta votuar e që patën besim tek ekipi i tij, Hoxha nënvizon se disa prej anëtarëve demokratë siç duket ka vendosur që të ‘ndërrojnë anije’ gjatë rrugës.
Hoxha thotë se rezultati i zgjedhjeve të 23 korrikut nuk pasqyron realitetin dhe nuk një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Rezultati, sipas Hoxhës, u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.
Hoxha u shkruan në reagimin e tij se i gjithë shtetit zbarkoi në Rrogozhinë dhe solli me vetë një paketë me mbi 1500 vota.
‘Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.’- shkruan Hoxha.
Kandidati i Bashkë Fitojmë, shkruan më tej se ata mbrojtën votat e falënderon 4920 qytetarët që përqafuan idenë tij për Rrogozhinën!
‘4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore! Do mbetem njëri prej jush…!’- përmbyll shkrimin Hoxha.
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit, por me diferencë prej 1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës.
Ky eshte shpellar komplet, populli eshte i zgjuar mor plere e non grates.
PërgjigjuOre ketu ne shqup jan mbledhur te gjith legenat ku jan e ku sjan. Po pse mor legen 10 vota jan dhe ja jep kujt te duash. Jan 1700 o legeni sales. Ne kohen e sali qenit haje edhe nje barre hunj ne kurriz e ste lente as te votoje. Po te pakten duhet te kuptoni ne cfar derexheje keni arrit,po ju as kete sdoni ta kuptoni e te zini mend. Kjo do te thote qe ne 2025 do shkoni akoma me posht. Gjynah votuesit e mjere qe ju besojn ju.
Përgjigju