Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij

10 Shkurt 2023, 14:22| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:25

  • Share

Nuk ka qenë një jetë e thjeshtë  për të, por ai është një njeri që ka gjetur forcën që të jetojë bukur dhe të ndërtojë një jetë si të gjithë të tjerët pavarësisht mungesës së shikimit. Kjo është historia e Kujtim Hysensanit, i cili humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, në një intervistë në “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e jetës së tij.

“Unë kam lindur me shikim të reduktuar dhe ditë pas dite shikimi largohej. dhe mosha 16 vjec ka qenë një segment që unë e mbaj mend sepse në atë moment unë fillova të kisha vështirësi të shumta në shkrim dhe lexim. Sëmundja që kam unë është një sëmundje degjenerative e retinës. Deri në një farë moshe unë i shihja ngjyrat  por kisha vështirësi për të lëvizur. Më vonë më filloi të më pakësohej gjithmonë e më shumë” rrëfen ai.

Kujtimi pavarësisht sfidës me të cilën e përballi jeta nuk hoqi dorë. Ai vendosi të bëjë një jetë normale, duke vazhduar shkollimin dhe duke marrë një profesion, madje ai tregon se ka mbaruar dy fakultete dhe e shikon dijen si një strategji jo vetëm për të arritur një profesion por edhe për të zhvilluar më tej karakterin e tij.

Unë besoj se çdo person duhet ta ketë dijen një strategji  të veten që të rrisi qoftë aftësitë profesionale por pse jo edhe personalitetin dhe karakterin e tij. Unë pasi kam mbaruar shkollën e mesme m’u dha mundësia për të vazhduar shkollën e lartë dhe një nga profesionet që mund të bëjë një person me aftësi të kufizuara në shikim është fizioterapia. Unë fizioterapinë mjekësore nuk e kam pasur pasion, kisha fizioterapinë sportive, por e zgjodha sepse ishte më e thjeshta për ta aplikuar. Unë kisha dëshirë juridikun ose gazetarinë por këto profesione janë pak më të vështira kurse tek fizioterapia një person me aftësi të kufizuara në shikim mund të jetë autonomm. Pas fizioterapisë studiova juridikun, kam marr bursë nga një universitet privat.

Pas mbarimit të studimeve, Kujtim Hysensani punon si fizioterapist dhe shprehet tepër i kënaqur me profesionin që ka zgjedhur.

“Që prej 2012 kur kam mbaruar studimet punoj si fizioterapistë i punësuar nga Bashkia e Tiranës dhe është një punë që më pëlqen. Pothuajse nuk kam pasur probleme fare për ta ushtruar profesionin për shkak të shikimit sepse në një ambient që unë e njoh, orientohem shumë mirë” tregon ai.

Disfatat e jetës shpesh na bëjnë që të humbasim shpresën por ky nuk është rasti i Kujtimit. Ai ka gjetur gjithmonë forcën për të bërë një jetë normale, ndërsa rrëfen në “Rreze Dielli” njohjen me bashkëshorten dhe jetën e tyre familjare me djalin që tashmë është 9-vjeç.

Jam baba i një djali 9-vjeç. Me bashkëshorten jemi prezantuar nga të tjerë dhe më pas unë ja bëra mendjen dhallë. Ka qenë e ëvshtirë në fillim,  nga pyetjet që më bënte ajo “ A vishesh vet dot?” “ A ha dot bukë vet” dhe unë I thoja që jam fizioterapist i shërbej të tjerëve por mendoj që është normale.  Në fillim ishte pak e vështirë më pas u mësuam shumë shpejt. Unë kur jam në shtëpi nuk kam pothuajse fare nevojë që të më ndihmojë njeri. nëse gjërat janë të vendosura në vendin e duhur, unë shkoj dhe i gjej vet” tregon ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?