Kristian Boçi

Humbi shikimin pas aksidentit, reagon Kristian Boçi: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

20 Shtator, 11:53| Përditesimi: 20 Shtator, 12:05

  • Share

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit që bëri pak ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto ku shihet me nënën e tij në Spitalin Universitar të Tiranës. Përmes këti postimi ai ka falenderuar Zotin edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij. Po ashtu ai ka falenderuar veçanërisht bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak të cilët janë kujdesur për të që prej momentit të aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kristian Boçi u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit së bashku me dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2024 03:00

    Shume te drejte ke,eshte e rende te humbesh shikimin nga nje sy,por mund te kishte qene me e rende sikur ate sy t'a kishte humbur nje nga femijet,apo me keq te kishin humbur jeten.Duhet te kishe falenderuar Zotin qe femijet te shpetuan dhe shpresoj qe kjo ngjarje te te behet mesim e te mos ngasesh makinen me shpejtesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?