Novak Djokovic

Sport

Humbi tre ndeshjet e fundit, Novak Djokovic tërhiqet nga 'Italian Open'

30 Prill, 16:02| Përditesimi: 30 Prill, 16:03

  • Share

ROMË - Tenisti Novak Djokovic u tërhoq nga 'Italian Open' të martën në mes të një serie prej tre humbjesh, duke hedhur dyshime nëse do të jetë në gjendje të luajë në French Open, ndërsa vazhdon të kërkojë një trofe rekord të 25-të Grand Slam dhe titullin e 100-të në karrierë.

Një mungesë që vjen pas 16 pjesëmarrjeve radhazi në Itali, një turne që e ka parë gjithnjë protagonist, me 68 fitore në 80 ndeshje të zhvilluara. Djokovic nuk ndodhet në një situatë pozitive, pas tre humbjeve radhazi dhe këtë vit nuk ka fituar ende asnjë ndeshje në fushat me dhe të kuq.

Zgjedhja për të mos marrë pjesë në turneun italian, do t’i vijë në ndihmë serbit për të bërë më shumë pushim dhe të jetë gati për objektivin e radhës që është turneu 'Roland Garros'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?