Vëllezërit Jakup dhe Azem Krasniqi

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

6 Tetor, 22:09| Përditesimi: 6 Tetor, 22:20

  • Share

Kosovë- I është dhënë sot, (e diel 6 Tetor), lamtumira e fundit Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, ku ra në sy mungesa e ish-zyrtarit të lartë kosovar.

Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim, shkruan “Zëri”.

Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?