Ish kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt. Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin. Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Vendimi i juristëve se ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten sesi do e dërgojmë ne këtë te Sadushi. Do e çojmë dhe do kërkojmë përjashtimin e Sadushit. S’presim gjë tjetër, por ne do e dërgojmë vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare.
Në këtë rast Sadushi që është edhe ai në vetvete ekzemplar në vendimet dhe qëndrimet e tij, simbol i korrupsionit të dokumentuar. Do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, ata do marrin vendimin e tyre. përveç kësaj rruge PD duhet të përcaktojë qëndrime të tjera. Ky është aspekti më i thjeshtë i saj.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
G.MO//ReportTv.al