Politikë

Humbi zgjedhjet/ Basha në Këshillin Kombëtar: Na mbështesin të gjithë shqiptarët

16 Maj 2021, 20:36| Përditesimi: 16 Maj 2021, 21:32

  • Share

1620644946_basha22.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka thënë se në sfidën  që ka përpara e mbështesin të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

"Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët", tha ai.

Basha ka thënë se aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë 

"Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë", tha Basha. 

Basha ka thënë gjithashtu se sipas tij regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur një sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës.

"Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër vecse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.  Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që në duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi? Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë. Prandaj nuk do ndalemi asnje cast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë", ka deklaruar Basha


Lajmi kryesor:

Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje, Basha s'jep as formalisht dorëheqjen: Do ju tregoj si Rama s'do i vjedhë më votat, do jem në Kuvend në shtator! Kadilli: Basha s'reflektoi


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?