Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin për t'i kërkuar Bashës dorëheqjen! Salianji e Duma duan përjashtimin nga grupi parlamentar

11 Mars 2022, 15:20| Përditesimi: 11 Mars 2022, 15:41

  • Share

Pasi u përballën me rezistencën e Kryedemokratit ndaj kërkesës së tyre për dorëheqje, deputetët e PD ndërmarrin një tjetër hap. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Bashës.

I iniciuar nga  deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashmë po qarkullon mes deputetëve, të cilët disa ditë më parë i kërkuan përballë dorëheqjen kryedemokratit ndërsa Report Tv ka mësuar se po firmoset nga disa  prej tyre. Mbledhja e firmave do të vijojë deri të shtunën në mesditë, ku deputetët pritet t'ja dorëzojnë në mbledhjen e radhës Lulzim Bashës.

Por Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD, megjithatë, përjashtimi duket ende një dëshirë e izoluar mes deputetëve të zhgënjyer.

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • karadakliu: 12/03/2022 09:51

    Natyrshem ne zgjedhje hyhet per fitore. Por, dihet se ne zgjedhje del edhe humbesi,Andaj, pse vetem Basha te dorehiqet?! kur humbes ishin te gjithe PD-ja,dhe deputetet e 6 Bashkive ku mbaheshin zgjedhjet me stafet zgjedhore te dy krahve Basha_Berisha te PD bashke me perçarsite-shemtise Salih Berisha.

    Përgjigju
  • Shpetimi: 11/03/2022 22:47

    Po ai Ervin Goxhaj ai i grupit te forte ne PeDe çmendim ka per Lylin ??? Gjynaf se ishte prefur keq per te kap ndonje post

    Përgjigju
  • Foltorja: 11/03/2022 22:42

    Lulzim Basha eshte njeriu mei lige qe ka pasur ndonjere .

    Përgjigju
  • rrema: 11/03/2022 21:40

    Mire se po e hiqni por ke do te vini SAIANUSIN apo prostituten DUMA....

    Përgjigju
  • Loni: 11/03/2022 20:31

    Ne tentativat e fundit per te mashtruar deputetet, Lul Brava, nuk po le gur pa levizur qe neser ne oren 11 tia hedhi. Une kam nje sugjerim per deputetet. Ne kontaktet qe kane ti thone ok dhe neser tia ndezin ne sy. Sepse ai i ka mashtruar me qindra here, ta mashtrojne edhe ata nje here.

    Përgjigju
  • Gazmend: 11/03/2022 17:53

    Turpi më i madh për një lider politik: pa kredibilitet brenda partisë dhe njerëzit që votojnë. Më mirë ndërroni emrin në Lulzim Basha dhe Daltons!

    Përgjigju
  • Cagej: 11/03/2022 17:45

    Pse eshte kaq e veshtire te heqesh nje kryetar ne Shqiperi? Ketyre loqeve i duket vetja te pamposhtshem, te plotfuqishem dhe te pavdekshem?

    Përgjigju
  • Qyterari i qytetruar: 11/03/2022 16:33

    Po pse duhet prejashtuar Basha?a e votoi shumica ne Kuvendin e pallatit te Kongreseve?respektoni shumicen e votuesve ne Kuvend,se pastaj i bie qe Kuvendi qenka kot si Kuvendi i stadiumit,Ju lutemi te jeni koherente,te mos behemi qesharake si TREKENDESHI,,,Demokracia esht procedure si na e keni thene gjithmone ju zoti Saliani..pra respektoni Kuvendin

    Përgjigju
  • vlora: 11/03/2022 15:47

    PD ta gezoj Saliun dhe shqiptaret ta gezojne Ramen deri sa perendia ti mari te dy ,natyrisht kur te soset vaji i kandilit

    Përgjigju
    • F-22 Raptor: 11/03/2022 17:20

      Sic duket, po.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?