Boiken Abazi

Politikë

'Shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme' Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës në të gjithë qendrat e votimit

27 Prill 2021, 23:15| Përditesimi: 27 Prill 2021, 23:50

  • Share

Boiken Abazi, kandidat i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë në një shkrim në mediat sociale se nëse vendoset drejtësi për krimin e elektoral ekziston mundësia që ta fitojnë mandatin në Tiranë. Abazi shkruan më tej se arsyeja se pse shumica e votave të tij janë shpallur të pavlefshme është sepse kanë vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit. Më tej Abazi thekson se do të kërkojnë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit.

'Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë. Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.'- shkruan Abazi.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga KQZ, Boiken Abazi ka fituar 2692 vota ose 0.77%, duke bërë në këtë mënyrë që mos ta fitojë mandatin e deputetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 28/04/2021 07:01

    Ik ore legen e beju vegel e Albin palles. Do beheni ju faktor mbarekombetar. Te behet Albini i leshit lider i Kosoves se nuk ka dhene asnje prove akoma, pastaj te hedhe syte nga Shqiperia.

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 06:32

    Oh les humbesit e keqinj nuk pranojne vullnetin e popullit. Ngelen pa kocka per te lepire

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 05:10

    Oh humbesit e keq kur nuk pranojne vullnetin e popullit gjithmone kontestojne

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 04:24

    Oh humbesit e keq qe nuk pranojne asgje

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 01:27

    Ti dukesh nga fytyra cfare njeriu qenke o i uruar. Si nuk pranuat asnjehere rezultatin e votimeve dhe vullnetin e popullit. Po kerkon kocke per te lepire

    Përgjigju
  • Besa: 28/04/2021 01:01

    Kerkoje kerkoje thirr dhe Albinin dhe kerkojini bashke. Nuk ju vitin njeri ju te pafytyre kot lodhesh

    Përgjigju
  • Urimi: 28/04/2021 00:53

    Ne nje flete qe kishe paraqitur shenjat si per ty ashtu edhe ps ishin jashte kutive ku duhej vene shenja. Kushdo qe e ka vene ate/ato shenje/a e ka bere fleten e pavlefshme sipas pershkrimit te procesit edhe nga KQZ para votimit. Nese kjo ka ndodhur ne cdo flete tuajen kam pershtypjen se ata qe kane votuar nuk e kane patur te qarte. Nese ka shenime te tjera kur eshte votuar ne kutine perkatese por ka edhe shenje jashte dhe ju keni prova qe dikush nga numeruesit e ka bere, beni kallzim ne organet kopetente, pasi sipas kreut te KQZ fletet gjate numerimit jane te filmuara . Nese numeruesit kane bere dicka kaq ashiqare o kane qene idiote o kane qene idiote....

    Përgjigju
  • vera: 28/04/2021 00:08

    IK ne kosove o budalla...pis njeri..

    Përgjigju
  • Sono: 28/04/2021 00:02

    Ehh ca robi qenka ky mo loder i albin kurtit zhurmues. Ca mendon ky qe po u be rinumerimi mer naj mandat apo?

    Përgjigju
  • Miti: 27/04/2021 23:42

    Monster, dukesh qe ne fytyren prej trizomiku se cfare njeriu je.

    Përgjigju
  • Endri: 27/04/2021 23:37

    Aman mos na i jepni hapesire ketij monstre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?