Dy turistë të huaj, njëri nga Suedia dhe një nga Rusia kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme, teksa po eksploronin territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Në një intervistë për Report Tv, anëtar i ekipit të shpëtimit në Vlabonë, Keli Selimaj, thotë se vendi ku ato mund të kenë humbur është një terren i vështirë dhe se trashësia e borës arrin deri në 2 metra.
Keli Selimaj theksoi se ato si guida lokale nuk rekomandojnë kalimin e shtegut Vlabonë-Theth në këtë periudhë pasi shtegu është i bllokuar dhe me dëborë. Po ashtu Selimaj tha se zona ku ato dyshohet se kanë humbur kontaktet nuk mbulohet nga telefoni.
‘Ne e njohim zonën shumë mirë dhe na kanë kërkuar ndihmë që t’i orientojmë drejt vendit ku ato kanë humbur kontaktet. Shtegu është i kalimit Valbonë-Theth. Informacionin e kanë dhënë gjatë pasdites dje dhe kanë nisur kërkimet, por gjatë natës është e vështirë, trashësia e borës është 2 m në zonën ku ato mund të kenë humbur rrugën. Është zonë që nuk mbulohet me valë telefoni. Është zonë që nuk mbulohet. Atje është akoma ftohtë.
Ne shpresojmë që të jenë mirë dhe mos të kenë rrezik për jetën. Është një zonë që duhet Lugu i Valsit, ku mbaron Valbona dhe nis ngjitja. Ne nuk e sugjerojmë ta bëjnë në këtë kohë këtë kalim pasi trashësia e borës është shumë e madhe. Duhet të ketë patjetër guidë lokale pasi nuk orientohesh dot nga hartat. Mundësh të ngatërrohesh. Kanë ngatërruar rrugë, nga Lugu i Valit mund të shkohet në Jezercë dhe jo në Theth. Dy persona thuhet se janë. Është bora e ngrirë dhe shtegu është i bllokuar. Shtegu që bëhet në zonën e verës është i bllokuar. Kemi disa raste brenda javës që hasin probleme. Momentalisht nuk sugjerohet kalimi i shtegut këtë periudhës.’- tha Selimaj.
Lajmi kryesor:
Operacioni i kërkim-shpëtimit finalizohet me sukses/ Humbën prej ditës së djeshme, gjenden dy turistët e huaj në Theth
M.Q.//ReportTv.al