Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

17 Qershor, 13:57| Përditesimi: 17 Qershor, 14:06

  • Share

Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të temperaturave të larta.

Lajmi u bë i ditur Ministria e Jashtme e Jordanisë ku njoftuan se 14 nga shtetasit e saj kishin vdekur "pasi pësuan goditje nga dielli për shkak të valës ekstreme të të nxehtit" dhe 17 të tjerë ishin raportuar të zhdukur, shkruan BBC.

Kryqi i Kuq iranian konfirmoi se pesë pelegrinë iranianë kishin humbur jetën gjithashtu, por nuk specifikoi se si vdiqën.

Ndërkohë zyrtarët jordanezë thanë se po vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.

Haxhi është një nga pelegrinazhet më të mëdha në botë dhe sipas zyrtarëve sauditë këtë vit morën pjesë më shumë se1.8 milionë pelegrinë.

Temperaturat ekstreme të këtij viti kanë bërë që ritualet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme dhe kjo gjë është tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve, ndërsa kanë këshilluar shmangien jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës,midis orës 10:00 dhe 16:00.

Vitin e kaluar u raportua për 240 persona të vdekur ndërsa katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar në 2015, kur ndërruan jetë më shumë se 2.000 njerëz.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?