COVID-19 vijon të përhapet masivisht në vend, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,643 qytetarë të infektuar. Ndërkohë, 6 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID, teksa kanë humbur jetën një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.
Statistika (19 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2,643
Të shëruar në 24 orë 1,692
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 7,859
Testime totale 1,597,494
Raste pozitive 239,129
Raste të shëruara 212,879
Raste Aktive 22,967
Humbje jete 3,283
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10,852
Fier 1,814
Elbasan 1,719
Durrës 1,588
Shkodër 1,519
Vlorë 1,375
Gjirokastër 1,086
Lezhë 854
Berat 837
Korçë 828
Dibër 267
Kukës 228
Komente
