Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor
Shëndeti

Humbin jetën 6 qytetarë nga COVID në vend, shënohen 264 raste të reja

25 Tetor, 18:02| Përditesimi: 25 Tetor, 19:08

Gjashtë humbje jete dhe 264 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së fundmi janë bërë 2640 testime, ndërsa të shëruar janë 192 persona. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.  Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe vaksinimin, si mënyrat për të frenuar infeksionin.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          264

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961

Raste pozitive                181,960

Raste të shëruara            171,982

Raste Aktive                     7098

Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604

Fier                 900

Durrës            706

Shkodër         440

Elbasan          302

Gjirokastër     221

Korçë              191

Lezhë             183

Vlorë               174

Berat              171

Kukës             131

Dibër               75

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?