Deputetja dhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka publikuar në llogarinë e saj një fotografi të hershme me të djalin e vetëm, Jerinin që u nda nga jeta shtatë vite më parë. Ajo kujton birin në këtë përvjetor.
“7 vite, më të gjatat, pa ty. Patjetër rrugës, njëri do të jetë më i shkurtër, Bir”, shkruan Flutura Açka krah fotografisë me të Jerinin.
Shtatë vite më parë, djali i saj i vetëm, Jerini 18 vjeçar u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje shumë të rrallë. Ikja e tij e parakohshme nga kjo botë, ka shënjuar përjetësisht jetën e saj.
Komente
