Humbja e Erdogan në zgjedhje, Zukali: Revolucion në kutitë e votimit, u dha një mesazh i fortë

1 Prill, 12:25| Përditesimi: 1 Prill, 14:15

  • Share

Humbja e Erdogan në zgjedhjet lokale në Turqi u diskutua në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me Bora Zukalin, nga shoqata ‘Vatra’ në Stamboll.

Sipas Zukalit ajo që ndodhi ditën e djeshme në kutitë e votimi ishte një revolucion pasi partia e Erdogan nuk dilte e dyta në zgjedhje që prej vitit 2002.

'Revolucion popullor në kutitë e votimeve. Partia Popullore Republikane që në 1997 nuk ka dalë i pari. Tani është e para. Partia e Erdoganit është krijuar në 2002, 18 votime ka kaluar. Vetëm në këto zgjedhje këtë herë doli e partia e dytë. Kurdoherë ka dalë e para. Gjë shumë e veçantë. PPR ka vazhduar për të shpërndarë ato detajet për shërbimin edhe sa më shpejt të marrin ata që nuk e kanë marrë mandatin të fillojnë shërbimin. Në këtë moment asnjë gjë e ligë nuk është shikuar. Të gjitha gëzimet kanë qenë shumë miqësore.'

Zukali shton se kandidatët e Erdogan në zgjedhje lokalet ishin shumë të dobët përballë atyre të Partisë Popullore Republikane.

'Kandidatët e Erdoganit ishin kandidatë të gabuar. Nuk janë në nivelin që mund të hyjnë në zgjedhje psh me Imamoglu. Ka bërë punë të veçantë. Populli e ka marrë parasysh. Jo vetëm bregdeti dhe metropolet por edhe brenda në mes të Anadollit. Edhe në qytete që janë kalaja e Erdoganit. Populli ka dhënë mesazh shumë të fortë. Duan ekonomi, inflacioni është shumë i lartë. Rroga mesatare është 300 euro.'

I pyetur nëse do të kishte ripërsëritje të zgjedhjeve në Stamboll sikurse ndodhi në 2019 kur Erdogan sërish humbi, Zukali thotë se jo.

'Këtë herë jo, sepse atëherë kishte shumë pak. Në 2019 u zgjedhje të dyta. Imamoglu të paktën 11% më shumë mori vota këtë herë. Edhe kalatë e AKP-së, Ekrem Imamoglu fitoi sepse vuri kandidatë me profesion shumë të lartë.'

Figura e Imamoglu që fitoi bashkinë e Stambollit është shumë e nderuar, vijon Zukali.

'Ekrem Imamoglu ka pasuri nga familja. Një pasuri shumë të mirë dhe të deklaruar. Nga familja e tij asnjë nuk ka hyrë në karrierën politike. Është një mendim social-demokrat. Të tëra punimet i bën me dashuri dhe me paqe. Këtë herë ishte dhe një mesazh shumë i fortë për Erdogan. Erdogan është strategjist shumë i fortë. Do të bëjë një revolucion në parti. Edhe për popullin turk disa paketa ekonomike dhe paketa të ndihmës do të lajmërojë.'

A po vjen momenti, që Erdogan të tërhiqet nga politika, Zukali nuk e sheh të mundshme diçka të tillë.

'Jo jo kurrë. Erdogani nuk e lë. E ka jetën vetëm që të jetë në pushtet. Të gjitha gjërat vetë i bën vetë i shikon. Nuk ka alternativë edhe në parti. Një ndryshim nga partia e Erdogani nuk presim. Pushtetin nuk e lë. I di të gjitha detajet. Mesazhet e simpatizantëve i kupton shumë mirë. Dhe do t’ia japë. Shumica janë fetarë dhe ekstremistë dhe me ta do të komunikojë. Turqia është ndarë me shumë anë. Disa janë me mendime laike, mendime si Ataturku, si Bashkimi Evropian.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?