Trajneri Garreth Southgate

Humbja e finales, Southgate jep dorëheqjen nga Anglia pas 102 ndeshjesh: Ndjehem krenar, koha për një kapitull të ri

16 Korrik, 12:27| Përditesimi: 16 Korrik, 12:33

  • Share

Garreth Southgate ka vendosur ti japë fund aventurës si trajner i Anglisë pas finales së Evropianit të humbur kundër Spanjës. 53-vjeçari ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen pas 8 vitesh në krye të ‘tre luanëve’, ndërsa shkruan ‘se si një anglez krenar, ndjehet i nderuar që ka luajtur dhe ka qenë trajner i kombëtares’, por shton ‘se ka ardhur koha për ndryshim dhe një kapitull të ri në karrierë’.

Përsa i përket statistikave Southgate ka qenë trajneri më i suksesshëm në historinë e Anglisë duke arritur dy finale të kampionatit Evropian dhe një gjysmëfinale në Botëror.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?