Lajmërimi për humbjen e jetës dhe ceremoninë e varrimit të gjyqtarit Darjel Sina
Humbja e papritur e jetës së magjistratit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, ka tronditur familjarë, kolegë dhe miq. Për t’i bërë nderimet e fundit janë menduar edhe homazhet ceremoniale zyrtare.
“Për t’i dhënë lamtumirën gjyqtarit të ndjerë Darjel Sina, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ditën e hënë, nga ora 09:00-12:00, prej nga do të përcillet trupi për në Varrezat e Sharrës”, bëhet me dije.
Ky njoftim bëhet nga Familja dhe kolegët e gjyqtarit Sina, i cili u nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.
Lajmi kryesor:
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
A.Q/ReportTv.al