Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Sport

Humbja e parë me Partizanin, Orges Shehi: Stoli të jetë 'i egër', e pësuam nga butësia jonë

20 Janar, 19:44| Përditesimi: 20 Janar, 19:49

  • Share


Partizani humbi 1-2 me Laçin me përmbysje për javën e 20-të të Superligës. Nga "Arena e Demave", trajneri Orges Shehi tha se të tijtë duhet të jenë më të frikshëm para portës, duke "qarë" rastet e humbura. Për durrsakun kjo ishte humbja e parë në stolin e të kuqve.

"Kemi shpërdoruar shumë. Në atë moment kur duhet të mbyllnim ndeshjen, filluam t'i jepnim zemër kundërshtarit. Më vjen keq që hymë në presion duke humbur raste. Të rrimë të qajmë mungesat, mendoj se është e pavend. E kishim ndeshjen në dorë, mund ta kontrollonim më mirë. Shkon situata ndryshe nëse shënon.

Duam të dalim para portës, por aty duam të finalizojmë. Hymë në presion duke humbur raste. Pastaj sigurisht që lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin. Duhet të kenë një egërsi më shumë. Duhet ta kishim zgjidhur më mirë, sidomos vendosjen në mbrojtje.

Do mësohem me këto situata, kështu që na mbetet vetëm të punojmë. Futbolli i tillë është, ndonjëherë humb atëherë kur nuk e meriton. E humbëm ndeshjen nga butësia jonë", tha Shehi për MCN.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?