Një ditë pasi të gjithë liderët e Europës zbritën në Tiranë dhe njohën zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha flet për atë që e quan farsë elektorale. Në një deklaratë për shtyp, Berisha thotë se në Bruksel denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve. Edhe pse në fakt, Berisha ishte i vetëm në Bruksel, në një forum të së djathtës, ku emri i tij nuk figuron në listën e folësve zyrtarë të Unionit ndërkombëtar për Demokraci.
“Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Njoha bashkëbiseduesit e mi, me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama, dhe në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist, 76 mln euro. Vendimi për të falur gjobat, 200 mln euro. Punësimet dhjetëra, e mijëra punësime për votë. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë”, tha Berisha.
Një sulm e pati edhe për kandidatët soialistë të cilët rezultuan më të votuarit më 11 maj.
“Pa llogaritur këtu ndërhyrjet e fuqishme të krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe në 10 qarqe. Rezultatet e këtyre ndërhyrjeve kulmuan me më të votuarit e të votuarve në Shqipëri, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, etj. Në totalitet do ta përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me një fjalën e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë dekada me parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe”, tha Berisha.
Ashtu siç nuk ka njohur rezultatin e votave brenda Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëron të kontestojë edhe votën e diasporës. Për të dyja rastet, me akuzat se zgjedhjet u vodhën.
“Ne kemi të dhëna të sigurta, të manipulimeve monstruoze që janë bërë me votën e emigrantëve në Greqi, në Itali, në Romë veçanërisht dhe disa zona të tjera, por edhe në ndonjë vend tjetër. Ne kemi të dhëna, kemi dhe mekanizmin, por ne po ndjekim procesin, sepse ndjekja e procesit, çka do të thotë; qëndrimi në proces është një domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin dhe shtetin ligjor. Kurse rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS-së dhe nuk ka asgjë të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë”, tha Berisha.
Protesta paralajmëron edhe para ambasadave, duke thënë se do të rrethojnë ambasadat e narkodiktatorit.
“Ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme. Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota”, tha Berisha.
Një ditë më parë, pasi vizitës në Bruksel, Berisha iu bashkua protestës në Tiranë në ditën e kur mbahej samiti i Komunitetit Politik Europian, por mblodhi vetëm një grusht militantësh.
Ashtu siç nuk ka njohur rezultatin e votave brenda Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëron të kontestojë edhe votën e diasporës. Për të dyja rastet, me akuzat se zgjedhjet u vodhën.
"Partia Demokratike, ajo do të angazhohet në mbrojtje të votës dhe në lëvizje të fuqishme brenda vendit dhe me dialog me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, më datë 11 maj 2025. Ato janë të gjitha rezultate të fabrikuara dhe më të paimagjinueshme, dhe ato të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Të garantoj që shpejt ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta përfundojë për këtë masakër elektorale."-tha Berisha.
Komente
