Shkëndija ka mbyllur zyrtarisht aventurën në Champions League, pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Qarabagut në Baku, duke ndalur rrugëtimin në raundin e tretë kualifikues. Megjithatë, kampionët e Maqedonisë së Veriut sigurojnë kalimin në fazën play-off të Europa League, ku do ndeshen me Ludogorets.
Pas ndeshjes, trajneri Jeton Beqiri nuk e fshehu zhgënjimin, por pranoi epërsinë e kundërshtarit.
"Urime Qarabagut, e merituan fitoren dhe ishin dukshëm më të mirë. Nuk kam shumë për të thënë pas një humbjeje 5-1. Luajtëm keq në pjesën e parë. Do të bëjmë analizën dhe do të fillojmë përgatitjet për play-off-in e Ligës së Evropës. Patëm probleme fizike dhe taktike, pranuam gola të hershëm dhe intensiteti ishte shumë i lartë. Nuk e prisnim një rezultat të tillë, por duhet të nxjerrim mësime,” u shpreh Beqiri.
Në raundin e ardhshëm play-off të Europa League, Shkëndija do të përballet me bullgarët e Ludogorets. Kujtojmë se edhe nëse eliminohen, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë siguruar një vend në grupet e Conference League për edicionin e ri.
Lajmi kryesor:
'Fiket' Shkëndija, Qarabag e përmbys 5-1 dhe e eliminon nga Champions! Klubi shqiptar mëson rivalin në Europa League
S.Dh/ReportTv.al