Humbja e thellë e ‘BF’ në Kukës, Topollaj në Report Tv: Me Berishën s'ka fitore, demokratët e kanë humbur besimin! Baçi nga Rithemelimi: Fitorja e PS nuk ishte e pastër

26 Shtator 2023, 17:57| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 19:38

  • Share

‘Çifti’ Berisha-Meta humbën sërish në zgjedhjet që u mbajtën në Kukës, madje humbja ishte edhe më e thellë se rezultatet e 14 majit, ku ish-kryeministri në më pak se katër muaj arriti të përgjysmojë mbështetësit e tij. I ftuar në Report Tv, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike thotë se me Sali Berishën në krye të Rithemelimit nuk do të ketë asnjëherë fitore, pasi demokratët kanë humbur besimin.

“Mua më duket sikur të gjitha rezultate dhe gjëja që po shkon pas shtatorit të 2021 tregon fiks përgjigjen e pyetjes suaj. Shqiptarët janë të bindur që me këtë lidership opozitar nuk mund t’i japin besimin. Më duket e thjeshtë dhe e qartë se faktori pse opozita nuk bëhet e madhe është pikërisht PD sot, që është fut në rreth vicioz se kë do mbajnë kryetar. Nëse ka një sukses PD është se na keni humb ne partitë e reja”, tha Topollaj.

Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi thotë se fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte e pastër. Ndonëse Berisha po rendit humbjet radhazi dhe mbështetjen e demokratëve, Baçi thotë se ish-kryeministri s’ka pse dorëhiqet.

“Për mua ishte i pritshëm. Nuk mendoja se do kishte rezultat ndryshe. Kjo tregon që qeveria e Ramës dhe vetë Rama është i fokusuar 100% që pushtetin do e marrë me çdo lloj kostoje. Frika që kishte me atë skandal që ndodhi në Kukës bëri që të bëjë lëvizje nga më të paimagjinueshme. S’ka si të jetë fitore e pastër. Gjithkush mund të thotë që gjithmonë qahen, ankohen. S’ka provë më të mirë se rezultati që arrihet në Kukës që është historikisht e djathtë, që vuan papunësinë, shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve, bashki që bëhen një palë zgjedhje të detyruara për një skandal të paimagjinueshëm dhe kemi rezultat kaq të thellë”, tha Baçi në Report Tv.

Topollaj thotë se opozita duhet të bëjë një analizë reale dhe ta nisin fillimisht nga vetja.

“Nuk ka shumë për tu diskutuar sa i përket rezultatit. Ky është rezultat i thellë dhe në një nga zonat më të djathta që ka votuar për PD. Nëse ne duam të shkojmë tek thelbi, nuk e justifikojmë dot vetëm me faktin që qeveria vjedh. Nëse ne si opozitë zgjedhje pas zgjedhje themi se qeveria na vjedh votat, qytetari do thotë po mirë pse rrini ju? Me këtë logjikë ne s’paskemi kurrë shpresë të vijmë në pushtet. Rama ka vjedhur do vazhdojë të vjedhë dhe do vjedhë edhe më shumë. Ne duhet ta shohim problemin tek vetja jonë. Ajo që duhet të bëjmë ne është një analizë reale dhe ta nisim nga vetja jonë. Sinjali i parë është se qytetarët s’kanë besim tek opozita”, tha Topollaj.  

PS fitoi Kukësin me kandidatin, Albert Halilaj me një diferencë të madhe, 5594 vota, kundrejt kandidatit Emri Vata i cili garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”  të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Konkretisht Albert Halilaj mori 13025 vota  ose 63.67% kundrejt Emri Vatës që mori  7431 vota, 36.33%.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ehuuu: 26/09/2023 18:54

    Ata fituan ky thot nuk fitan paster

    Përgjigju
  • tefuku: 26/09/2023 18:11

    Sa te jete Berisha dhe keta koqet si Baci Rama do qendrohe ne karrige edhe kur te shkoje ne pune me oturak me vehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?