Koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha-Meta, doli me një rezultat të dobët në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, ku morën vetëm 7 bashki, përkundrejt 53 bashkive që mori PS-ja. Por sipas deputetit të PD-së Luan Baçi, procesi zgjedhor ishte i kontestueshëm dhe i pabarabartë.
‘Kemi një proces zgjedhor të kontestueshëm. Kishim një garë krejt të pabarabartë me një mazhorancë që kishte të gjitha pushtete. Përgjegjësi ka edhe Berisha, të gjithë strukturat kanë përgjegjësinë e tyre. PD ka një statut që menjëherë do të fillojë analiza në bazë të të gjitha rregullave të caktuara në statutin e PD-së. Për herë të parë në PD pati një hapje si askund në asnjë forcë tjetër politike.
Dalja e kandidaturave, nëse ka individë politikanë analist është gabim i rëndë mos kuptim i situatës, pasi është vota ajo që funksionon. Pas zgjedhjeve lokale do të futet në vetëbesim, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme do të japë dorëheqjen. Shqiptarët votuan kandidaturat e PD-së të dala nga primaret. Ne jemi alternativë, por të ndodhur para një makinerie shtetërore për të vjedhur votat, ky rezultat do të ishte. Një dorëheqje sot e Alibeajt, nëse do ta quajmë dorëheqje, mendoj që grupi parlamentar i PD-së duhet të mblidhet urgjentisht.’- tha Baçi.
Sipas gazetarit Bledian Koka, ata që kërkojnë largimin e Sali Berishës nuk i duan të mirën opozitës. Për gazetarin Koka, zgjidhja në Partinë Demokratike është vetëm bashkimi i palëve dhe jo t’u vendoset viza e kuqe.
‘Zgjidhja është bashkimi! Dhe bashkimi nuk vjen duke vendosur viza të kuqe për asnjërën palë. Unë besoj se janë të vjedhura të manipuluara. Raporti i OSBE ODIHR nuk ka asnjë ndryshim . unë nuk mbaj mend që kur humbi PS dhe të kërkohej largimi. Unë mendoj se askush nuk mund ta sjellë PD në pushtet nëse nuk kuptohet se me këtë sistem të zgjedhjeve, të mos janë në gjendje të bëjnë koalicione të kemi një rrotacion në 2005. Pa ndryshimet kushtetuese të 2008.
Dëmi që i ka bërë Basha opozitës është një dëm që nuk rikuperohet për një vit. Që Rama të largohet nga pushteti është e nevojshme për Shqipërinë. Edi Rama vidhka zgjedhjet, duhet të Iki Sali Berisha, kjo për mua nuk ekziston. Të gjithë ata që kërkojnë largimin e Sali Berisha s’duhet të kujtojmë se i mori zgjedhjet me 0 vota dhe prodhoi 500 e ca mijë vota. Kushdo që do të largojë Berishës, s’do të mirën e opozitës.’- tha Koka.
Për analistin Alban Daci, koalicioni Meta-Berisha nuk ishte frymëzues.
‘Ky koalicion nuk ishte frymëzues. Numri i votuesve ishte i ulët. Kur flasim për PD dhe Bashkë Fitojmë janë dy realitete të ndryshme reformimi i PD-së u takon atyre që e kanë PD-në, me vule apo pa vulë.’- tha Daci.
Z.Koka,ne cilin bordero e merr rrogen? Cimka te paguan?
PërgjigjuNje pjese jo e vogel e gazetareve dhe opinionisteve,ende me nje "verberi" dhe pa pergjegjshmeri ndaj te ardhmes se opozites,nuk po konsideroni dhe po anashkaloni,me koshience Faktin e Madh qe Sali Berisha eshte "Persona Non Grata" per SHBA dhe Britanine e Madhe !! Ku jo con mushka ??!! Qytetari
Përgjigju