Politikë

Humbja e thellë e PD, Noka akuzon qeverinë dhe 'shfrenon' fantazinë: U blenë mijëra karta që qytetarët të mos shkonin në votime, u paguan deri në 10 mijë euro!

14 Maj, 20:47| Përditesimi: 14 Maj, 22:21

  • Share

 

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për blerje të votave, madje tha se njerëzit u paguan që të mos dilnin në votime.

Ai solli një rast të treguar nga një përfaqësues i strukturës në vendlindjen e tij, ku tha se ishin paguar deri në 10 mijë euro një fisi vetëm e vetëm që të mos shkonte në votime.

Noka nuk dha prova, por këmbënguli se qeveria bëri gjithçka që t’i fitonte zgjedhjet, duke përdorur edhe “asfaltin elektoral” apo faljen e gjobave dhe bonusin e pensionistëve.

“Krim pa fund, qeverisja shkon zero dhe këta shtojnë vota. Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më treguan se u kishin dhënë deri në 10 mijë euro që të mos dilnin në votime, për fisin, ku keni parë kështu? O ka prova këtë herë për vjedhjet, o nuk ka pasur herë tjetër. U dhanë 100 euro për pensionistët, çfarë ishin ato? A nuk ishte blerje vote? Po falja e gjobave nuk ishte blerje vote? A i keni parë fletët e votimit, janë me një laps të mbushura, me një stil dhe një dorë”, tha Noka.

Noka këmbënguli para gazetarëve për vjedhjet nga qeveria, duke thënë se përgjegjësi ka edhe hajduti dhe jo vetëm “i zoti i lopës”.


Lajmi kryesor:

Pas humbjes së thellë, Berisha porosi drejtuesve politikë të PD: Zgjedhjet u vodhën! Keni detyrë faktimin e universit kriminal nëpër qarqet përkatëse


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?