Humbja e thellë më 14 maj, Berisha ‘deluzional’, s’pranon rezultatin: Zgjedhjet ishin megakrim, do përgatisim material voluminoz për ta provuar

22 Maj 2023, 12:14| Përditesimi: 22 Maj 2023, 12:43

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha është ende duke shfrytëzuar daljet publike për të justifikuar humbjen e thellë të 14 majit. Duke mos pranuar humbjen, Berisha akuzon se votimi i qytetarëve ka qenë nën presion dhe i padrejtë. Me humbjen e thellë në xhep, Sali Berisha doli sërish për të provuar pretendimet për farsë elektorale më 14 maj. Edhe pse sërish nuk paraqiti asnjë provë për manipulime, ai tha se qytetarët janë kërcënuar me jetë për votën.

“Në burgun e grave kanë votuar të gjithë për Veliajn. Qytetarët janë detyruar edhe në qendra te tjera të mos futën në dhomën e fshehtë sepse kanë marrë fletën e mbushur nga komisioneri. Këto janë disa nga rastet e panumërta që dëshmojnë dhunimin flagrant të qytetarëve në këtë falës elektorale. Një komision i ngritur po punon me intensitet në denoncimin e farsës 14 maj 23. Sikundër shtoj, se shqyrtimi i thelluar i këtij megakrimi kërkon kohën e duhur dhe qytetarët do ta marrin vesh me çdo hollësi e detaj. Është material shumë voluminoz që do duhet të trajtohet me kujdes dhe seriozitetin më të madh.”- tha Berisha. 

Kujtojmë se është hera e disatë në dalje për media që Berisha ka të njëjtën retorikë për zgjedhjet e 14 majit. Ai thotë se qytetarët kanë qenë të dirigjuar dhe nën presion nga qeveria të votojnë Partinë Socialiste dhe jo koalicionin me Metën, në partinë ku ai u strehua. Ai është shprehur se do të votëbesohet.

Edhe pse kanë fituar vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit dhe më keq akoma në këshillat bashkiakë morën një rezultat edhe më të dobët, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e shikojnë as t'i shkojë ndër mend tërheqja apo mbajtja e përgjegjësive.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 22/05/2023 17:44

    E kujt i plas keshtu ka then sa her ka humbur. E megjithate edhe pas kesaj nga tre ate me te gjatin do mar. Me dhimet shum i shkreti ngeli rrugeve nga 10 vjet,e cesht me e keqja do rrij perseri.

    Përgjigju
  • agim: 22/05/2023 12:43

    Pirdhe pirdhe o i pjerdhur,si ste vjen turp me te njejtat fjale tani e 33 vjet,vetem mashtrim e mashtrim,ik ore zhduku je me i urryeri ne Ballkan,pas Sllobodanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?