Disfatën e 14 majit, Sali Berisha e justifikon duke fajësuar Edi Ramën. Pas akuzave për vjedhje e manipulime, këtë herë u fokusua te mediat. Në mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit, Sali Berisha tha se janë blerë nga kreu i qeverisë dhe i kërkonte llogari gazetarëve të cilët sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.
“Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova? Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.
Në mesazhin e tij para anëtarëve tha se synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë. Sipas Berishës, është shumë e rëndësishme të angazhohen për të mbikëqyrur çdo shkelje që është kryer në procesin e votimit pasi thotë se s'ka ndodhur kurrë në historinë e një vendi që zgjedhjet të zhvillohen pa garanci ligjore.
“Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me armë, me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike me dinjitet dhe rregulla për të nxitur votimin për ta inkurajuar dhe për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cënimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre.
Pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jemi angazhuar dhe e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë në historinë e një vendi krim në pushtet. Ky është prcoesi i parë në 32 vite, i cili nis me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është kinezëri për të. Nisur nga ky koncept që e shpalli nga zyra e tij në kryeministri vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin proces pa asnjë garanci ligjore”, tha Berisha.
Sa i përket faktit që PSD e Tom Doshit është faktor për këshilla bashkiak në këto zgjedhje, Berisha shprehet se nuk flitet për të në media sepse i ka paguar.
“Keni parë të flitet për Doshin në studiot televizive këto ditë? Asnjëherë se ua ka blerë gjuhën siç ka blerë votat. Se nuk është Doshi, është Rama. Është një rreth vicioz. Nuk flet kush as për këtë, as për 1.3 milionë zgjedhës që ua ndryshuan qendrat me skemën e vitit 2001. Skemë e mirënjohur për të përjashtuar politikisht zgjedhësit nga zgjedhjet”, tha Berisha.
Sali Berisha nuk e pranon rezultatin e humbjes dhe vijoi me akuzat për qeverinë se ikanë marrë zgjedhjet në mënyrë të padrejtë duke thënë se nuk e pranon rezultatin.Berisha shtoi se do të bëjnë analizën përmes 2 fazave, raportit serioz për analizën teknike të procesit zgjedhjet dhe analizën e veprimtarisë së opozitës. Berisha u shpreh se është e rëndësishme që të zbatohet pikë për pikë.
Ndonëse pretendonte se do të rrëzonte qeverinë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha në koalicion me Ilir Metën dhe Vangjel Dulen nuk morën më shumë se 7 bashki.
Pas humbjes më 14 maj, Sali Berisha e gjen fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive për të ndryshuar rezultatin.
“Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike është një gjë jo kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votim elektronik.
Janë ërdorur si militant të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar e asistuar zgjedhësit në këtë votim. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të PS. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtimme të gjitha ligjet ka shoqëruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra të tjera në të cilat është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. këto janë të dokumentuara por ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive. Ekspertët kanë thënë se këto akineri nuk janë të sigurta dhe kanë treguar se si mund të bëhen të sigurta”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri Berisha nuk ndalet së justifikuari humbjen e thellë të 14 majit me manipulimet sipas tij. Edhe në takimin sot me Kryesinë dhe grupin e ‘Rithemelimit’ ai tha se vota e blerë madje i kërkoi llogari edhe gazetarëve të cilët sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.
“U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës, që u ka verbuar sytë e mendjes. Tragjike që bëjnë avokatinë e këtij procesi. Është hera e parë në histori që vota blihet haptas, publikisht, me 670 mijë zarfa. Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, drejtuar pensionistëve shqiptarë. Rama mblodhi punonjësit në Kryeministri dhe i tha ‘ti do ta kesh rrogë 2 milionë’ e kështu me radhë. Ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur votës e shqiptarëve.
Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova? Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.
Ik o Sali rrumpalla se vetem rrena flet ti
Përgjigjuha ha haaaaaaaaaaaaaa...ti flet per vjedhje dhe mbrojtje zgjedhjesh o hajduti i 1996 dhe shkaterrimtari i 1997
PërgjigjuSamiu u shndërrua në "Jehovaist"?!?!?!?!?
si mund ti zihet bes kti JETKEQI!
PërgjigjuNe keto zgjedhje u kuptua qe njerzit nuk do tju mbeshtesin asnjehere
PërgjigjuJu humbet sepse njerzit nuk votuan nongraden dhe kukullat e tij
PërgjigjuTe shkretet sja kane idene per asgje ,vetem tja hedhin fajin te tjerve
PërgjigjuLan nam ,mir qe spunojne por ja kane edhe mashtrusa
PërgjigjuFilluan keto me pallavrat e tyre
Përgjigjuhahahaha o zot i madh sa i dobet eshte
Përgjigjufilloj avazi
PërgjigjuA e kuptoni qe populli nuk ju do ?nuk keni per te ardhur ad nje here ne pushtet ju bajgat e shqiperise .