Julian Ahmataj

Sport

Humbja e thellë me Kukësin, Skënderbeu shkarkon trajnerin Ahmataj

31 Janar 2021, 14:29| Përditesimi: 31 Janar 2021, 15:16

  • Share

Skënderbeu ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen me trajnerin Julian Ahmataj pas 17 javësh kampionat. Ky vendim vjen një ditë pas klubi korçar u mposht me rezultatin 4-0 nga Kukësi, duke bërë që ekipi të mbetet në vendin e fundit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”

Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu

Ne.k./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?