TIRANË- Edhe pse kishte deklaruar se kontrata 6 milionë dollarësh për lobim në SHBA nuk lidhej me zgjedhjet, Sali Berisha po vërteton të kundërtën. Ai po e përdor kompaninë Continental Strategy për të bindur qeverinë amerikane se në 11 maj, Edi Rama kreu një masakër zgjedhore.
Siç tregon ky dokument i siguruar nga Report TV, ky raport 7 faqësh, është depozituar më 16 maj, 5 ditë pas zgjedhjeve, në Departamentin Amerikanë të Drejtësisë, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kompania Continental Strategy.
Në dokument, PD rendit të gjitha akuzat që prej ditësh i lakojnë në media për vjedhjen e zgjedhjeve, ndonëse nuk kanë publikuar asnjë provë edhe pse Berisha thotë se ka në duar mijëra dokumente që faktojnë farsën elektorale të 11 majit.
“Në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një mandat të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama e përdori sistemin e drejtësisë si armë kundër opozitës. Në muajt e fundit para zgjedhjeve, represioni politik u përshkallëzua, i shënuar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosja e figurave të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri pa asnjë akuzë të provuar penale. Deputetë dhe kryetarë bashkish nga opozita u burgosën ose u intimiduan në shkelje flagrante të të drejtave politike themelore dhe normave demokratike”, thuhet në dokument.
Po ashtu, në dokument thuhet se Rama përdori bandat për të vjedhur zgjedhjet.
“Zgjedhjet në 10 nga 12 qarqet zgjedhore të Shqipërisë dhe në 21 nga 61 bashki u pushtuan nga bandat më të rrezikshme kriminale të vendit – grupe që nuk janë të njohura vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe Europën. Rrjetet kriminale vepruan nën koordinim të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, me Ergys Agasin, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, i cili vepronte si koordinatori kombëtar i këtyre strukturave kriminale. Misioni i tyre: të siguronin zgjedhjen e të paktën 30 kandidatëve të Partisë Socialiste (PS)”, thuhet në dokument.
Në një konferencë shtypi, Berisha pranoi këtë lëvizje.
"Është një raport paraprak, që është shpërndarë në një numër adresash në Europë dhe SHBA. Ne po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi me 11 Maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do ia dalim", tha Berisha.
Në raport përmendet edhe bonusi për pensionistët, apo VKM që përcakton procedurat që do të ndjekin institucionet përkatëse për ligjin për faljen e gjobave, që sipas PD janë bërë për fushatë elektorale. Në fund të dokumentit, PD thotë se kërkon një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe formimin e një qeverie teknike për të votuar axhendën e integrimit në BE dhe për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

U provua nje here qeveria teknike edhe prape PD humbi edhe pse kishte ministrin e brendshem. Berisha nuk frymezon me, edhe 50 mandate qe mori shumica ishin anti-Rame, besoj.
PërgjigjuJepi Sali, kerkon anullimin e zgjedhjeve. Jam i sigurt se po' u bene zgjedhjet te reja, PS do te fitoje 94 deputete. Po atehere, do ti njohesh zgjedhjet? Degjova ankesat e PD ne Kas. Nuk ka felliqesirat me te madh se ankesat tuaja, antihumane, ankesat te njerezve injorante
PërgjigjuPo po po o Sali Bajga e qelbur ty gjithmon ti vjedhin zgjedhjet o zgjebe e pēshtir.
PërgjigjuVetem po vdiqem ne mijera shqiptare ne diaspore dhe brenda shqiperise do besh ti o vrases qeveri teknike dhe te perseritesh zgjedhjet. Zgjedhjet ishin te lira dhe te mrekullushme prandaj ik pir... sali.
PërgjigjuTu befte dita 1000 o Eri , koment me vend .900.000 shqiptar brenda vendit dhe 1.000.000 jashte vendit , rri urte sali protopapa , hajde na puth ketu mbrapa per qeveri teknike , o kriminel , antishqiptar ishekullit .