Sali Berisha

Politikë

Disfata elektorale/ PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike

21 Maj, 11:02| Përditesimi: 21 Maj, 15:35

  • Share

TIRANË- Pas humbjes së thellë në zgjedhje dhe kontestimit të rezultatit të 11 majit, Partia Demokratike ka përdorur lobimin 6 mln dollarë për t’u ankuar në SHBA. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, që mban datën 16 maj, PD thotë se ka përgatitur një raport paraprak për manipulimin e zgjedhjeve siç ato e cilësojnë, ndërsa kompania lobuese Continental Strategy e ka dorëzuar pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA. 

Në dokument, PD rendit të gjitha akuzat që prej ditësh i lakojnë në media për vjedhjen e zgjedhjeve, ndonëse nuk kanë publikuar asnjë provë edhe pse Berisha thotë se ka në duar mijëra dokumente që faktojnë farsën elektorale të 11 majit. 

“Në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një mandat të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama e përdori sistemin e drejtësisë si armë kundër opozitës. Në muajt e fundit para zgjedhjeve, represioni politik u përshkallëzua, i shënuar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosja e figurave të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri pa asnjë akuzë të provuar penale. Deputetë dhe kryetarë bashkish nga opozita u burgosën ose u intimiduan në shkelje flagrante të të drejtave politike themelore dhe normave demokratike”, thuhet në dokument. 

Po ashtu, në dokument thuhet se Rama përdori bandat për të vjedhur zgjedhjet. 

“Zgjedhjet në 10 nga 12 qarqet zgjedhore të Shqipërisë dhe në 21 nga 61 bashki u pushtuan nga bandat më të rrezikshme kriminale të vendit – grupe që nuk janë të njohura vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe Europën. Rrjetet kriminale vepruan nën koordinim të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, me Ergys Agasin, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, i cili vepronte si koordinatori kombëtar i këtyre strukturave kriminale. Misioni i tyre: të siguronin zgjedhjen e të paktën 30 kandidatëve të Partisë Socialiste (PS)”, thuhet në dokument. 

Në raport përmendet edhe bonusi për pensionistët, apo VKM që përcakton procedurat që do të ndjekin institucionet përkatëse për ligjin për faljen e gjobave, që sipas PD janë bërë për fushatë elektorale. Në fund të dokumentit, PD thotë se kërkon një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe formimin e një qeverie teknike për të votuar axhendën e integrimit në BE dhe për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 21/05/2025 16:03

    U provua nje here qeveria teknike edhe prape PD humbi edhe pse kishte ministrin e brendshem. Berisha nuk frymezon me, edhe 50 mandate qe mori shumica ishin anti-Rame, besoj.

    Përgjigju
  • Self Tropojani: 21/05/2025 14:41

    Jepi Sali, kerkon anullimin e zgjedhjeve. Jam i sigurt se po' u bene zgjedhjet te reja, PS do te fitoje 94 deputete. Po atehere, do ti njohesh zgjedhjet? Degjova ankesat e PD ne Kas. Nuk ka felliqesirat me te madh se ankesat tuaja, antihumane, ankesat te njerezve injorante

    Përgjigju
  • KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/05/2025 13:34

    Po po po o Sali Bajga e qelbur ty gjithmon ti vjedhin zgjedhjet o zgjebe e pēshtir.

    Përgjigju
  • EriEri: 21/05/2025 11:28

    Vetem po vdiqem ne mijera shqiptare ne diaspore dhe brenda shqiperise do besh ti o vrases qeveri teknike dhe te perseritesh zgjedhjet. Zgjedhjet ishin te lira dhe te mrekullushme prandaj ik pir... sali.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 21/05/2025 14:12

      Tu befte dita 1000 o Eri , koment me vend .900.000 shqiptar brenda vendit dhe 1.000.000 jashte vendit , rri urte sali protopapa , hajde na puth ketu mbrapa per qeveri teknike , o kriminel , antishqiptar ishekullit .

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?