Sport

'Humbja me Anglinë na shokoi', Çekiçi: Kundër Andorrës mjafton që fituam dhe vendosëm rekord

16 Nëntor 2021, 09:47| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 10:17

  • Share

Me fitore, por me zhgënjimin e mos plotësimit të ëndrrës së madhe për të shkuar në Botëror, i ka mbyllur Shqipëria eliminatoret. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në ‘Air Albania’ kundër Andorrës kuqezinjtë fituan mininamilisht 1-0 me golin e Endri Çekiçit me penallti.

Kjo fitore i renditi kuqezinjtë përfundimisht në vendin e tretë pas Anglisë dhe Polonisë, ndërsa kuota e 18 pikëve ishte rekord, pasi kurrë më parë kuqezinjtë nuk kishin grumbulluar kaq shumë. Në përfundim të sfidës me Andorën autori i golit Çekiçi ishte shumë i lumtur për fitoren, ndërsa Ernest Muçi debutoi për herë të parë me kombëtaren.

Endri Çekiçi, futbollist i kombëtares: “Fitorja ishte më e rëndësishmja. Vinim pas një disfate me Anglinë ku të gjithë ishim të shokuar. E rëndësishme ishte vetëm të ktheheshim te fitorja pavarësisht se 1-0 duket rezultat modest, por e rëndëishme është 18 pikë, thyerja e rekordit. Kjo fitore është edhe për tifozët pavarësisht se nuk ndodheshin këtu.

Ernest Muçi, futbollist i kombëtares: “Jam shumë i lumtur që arrita të debutoj me kombëtaren e madhe. Shpresoja që të fitonim ndeshjen që në pjesën e parë, por ata u mbrojtën mirë. Jam shumë i lumtur që debutova dhe e mbyllëm me sukses këtë rrugëtim.”

Pengu më i madh i kombëtares në këto eliminatore do të mbesë humbja 0-1 kundër Polonisë në Tiranë, pasi në rast barazimi do ishin kuqezinjtë ata që do shkonin në ‘Play-off.’

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?