Luciano Spalletti

Humbja me Francën, Spalletti: Bilanci është pozitiv, por kjo disfatë e minon sigurinë tonë

18 Nëntor, 12:52| Përditesimi: 18 Nëntor, 13:03

  • Share


Trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti analizon për Rai Sport humbjen 1-3 në 'San Siro' ndaj Francës që i kushtoi Italisë vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.

“Ndeshja dhe gjuajtjet e lira - Fatkeqësisht kështu është. Kur mund të kesh një mbrëmje më të qetë, futesh dhe pëson menjëherë gol nga një pozicion i caktuar. Pastaj nuk ishim mirë për të qëndruar të qetë dhe shpenzuam shumë energji. Është pak e rastësishme, sepse të gjitha goditjet e lira dukej se mund t’i menaxhonim.  Në fakt, rezultoi se gjuajtjet e lira na krijuan shumë probleme.

Qartësia në mesfushë - Ajo që na krijoi më shumë probleme ishte mungesa e qartësisë në krahasim me herët e tjera te mesfushorët. Ne i lejuam ata të mbylleshin, më pas na u desh të bënim zgjedhje më të vështira. Nuk ishim të mirë për t'u futur në ato hapësira, ku mund ta rrezikonim kundërshtarin.

Rritja në tre muajt e fundit - Bilanci është sigurisht pozitiv, ne e pamë angazhimin e djemve. Disa gjëra të mira i bëmë edhe sonte. Është e qartë se kjo disfatë krijon disa probleme nga pikëpamja psikologjike, por nuk duhet të heqë siguritë që kemi marrë", tha trajneri i Italisë.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?