Thomas Brdaric trajneri i Vllaznisë është shkarkuar nga klubi pas humbjes 1-2 me Bylisin. Lajmi është konfirmuar për Report TV nga drejtori i klubit Matko Djarmati. Në javët e fundit Vllaznia mori një seri rezultatesh negative
Vendin e Brdaric me shumë mundësi do ta marrë Elvis Plori, por për këtë pritet një konfirmim i dytë.
Thomas Brdaric u emërua në krye të Vllaznisë në fillim te sezonit ku arriti të impresiononte me klubin shkodran, që mbajti vendin e parë për disa javë në superligë.
Por javët e fundit ishin vendimtare për shkarkimin e tij, pasi përveç rezultateve negative Vllaznia dështoi edhe në lojë.
Paradoksale është se Brdaric e lë Vllazninë më vendin e parë, por këtë pozicion mund ta humbasë nëse Teuta dhe Laçi fitojnë ndeshjet respektive të kësaj jave.
e kisha bo nje koment qysh mbas neshjes me Kastriotin ku Vllaznia fitoi ne minutat shtese me nje gol te dyshimte , se Vllaznia do merte rrugen e M...t dhe ja realiteti qe qysh mbas asaj ndesje vllaznia nuk ka mare asnje fitor,. Para Tirona Kupa o e Jona.
Përgjigju