Marcello Troisi nuk është më trajneri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Humbja e djeshme 0-1 me Dinamon për javën e 20-të të kampionatit dhe polemikat për penalltinë që vendosi ndeshjen, detyruan brazilianin që pas takimit me presidentin Idrizi të largohej.
47-vjeçari u ul në stolin e vlonjatëve në shtatorin e 2022, duke e drejtuar ekipin në 20 ndeshje dhe grumbulluar 1.90 pikë për ndeshje. Tanimë në vendin e tij pritet që Flamurtari të emërojë Diego Longon.
Ish-trajneri italian i Kukësit ishte dje prezent në stadiumin "Flamurtari" dhe është projektuar për të drejtuar skuadrën në Superligë (objektivi i vlonjatëve). Duket se emërimi i tij në stolin e vlonjatëve do përshpejtohet, kjo pas largimit të Troisit.