Milani humbi dje 2-1 me Fiorentinën në Firenze për javën e 25-të në Serie A. Kuqezinjtë pësuan disfatë pas tre fitoreve radhazi, me trajnerin Stefano Pioli që kërkon ta hedhin pas duelin e Serie A. Për teknikun tanimë fokusi duhet të jetë në Champions League, aty ku Milan përballet me Tottenhamin në ndeshjen e kthimit të 1/16-tave. Në duelin e parë Milan fitoi në shtëpi 1-0, duke qenë më të avantazhuar.
“Fiorentina bëri më mirë se ne në pjesën e parë për nga intensiteti, cilësia, duelet e fituara. Pra ishte një pjesë e parë e vështirë dhe më poshtë se ajo që prisnim. Pas golit të pësuar nga penalltia, aty u goditëm, ne ia dolëm mire sepse arritëm të “barazonim” me dy raste te rëndësishme dhe ndoshta të ndryshonim lojën. Fatkeqësisht nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë”, është shprehur tekniku italian.
Pioli gjithashtu foli dhe për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Tottenham e vlefshme për raundin e 1/16-ve, në Champions League, ku tregoi pritshmëritë e tij.
“Ne nuk do të marrim asgjë nga kjo ndeshje, sido që shkoi. Është një kompeticion tjetër, një ndeshje e vetme, do të përballemi me një kundërshtar me të cilin u përballëm pak ditë më parë dhe që e njohim mirë. Tottenham gjithashtu vjen nga dy humbje radhazi, por në këto ndeshje nuk ka rëndësi se si arrini atje. Ne duhet të kalojmë dhe duhet ta bëjmë atë përmes një loje me përmbajtje, cilësi, intensitet, energji dhe gjithçka që kemi”, është shprehur Pioli pas ndeshjes në Firenze.