Nga ndeshja Izrael-Shqipëri

Sport
Top 24

Humbja me Izraelin, ja kombimi si Shqipëria mund të marrë vendin e parë në grup

15 Tetor 2018, 07:34| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 07:38

  • Share

Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve duke rënë në vendin e fundit të Grupit 1 të Ligës C, ndërsa Izraeli mban vendin e parë me 6 pikë. Të dytët renditen skocezët edhe pse kanë 3 pikë, por kjo falë golavarazhit. Me këtë renditje aktuale, duhet një kombinim i frikshëm, për të shpresuar kualifikim nga vendi i parë.

Në ndeshjen e fundit në Shqipëri ndaj Skocisë, duhet një fitore 3-0, dhe golavarazhi i Shqipërisë do të shkonte +/- 0, ndërsa do të linim pas Skocinë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Skocisë dhe Izraelit, Shqipëria do duhej të priste humbjen 1-0 të Izraelit.

Kujtojmë që në fillim merret për bazë golavarazhi në ndeshje direkte, e më pas golavarazhi total në grup.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?