Sergio Conceiçao

Sport

Humbja me Juventusin, Conceiçao: Duhet ta kesh frigoriferin bosh që të kesh uri

18 Janar, 22:06| Përditesimi: 18 Janar, 22:07

  • Share


Pas humbjes 2-0 kundër Juventusit në Serie A, trajneri i Milanit doli para medieve. Sergio Conceiçao tha se janë në kohë për të rikuperuar.

“Nëse ke bazën, dëshirën, urinë, dëshirën për të fituar ndeshjen dhe çdo duel…Këtu kjo gjë mungon. Unë si trajner e marr këtë përgjegjësi për të ndryshuar situatën.

Lojtarët nuk kanë ‘benzinë’?

Po çfarë benzine?! Ne jemi në janar. Lojtarët kanë gjithçka për t’u rekuperuar nga ndeshjet e kaluara. Na duhet të kemi një frigorifer bosh në shtëpi që të ndihemi më të uritur. Hapi i parë për të fituar një ndeshje është të duash ta fitosh", tha trajneri i Milanit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi kalon 2-0 Milanin, Napoli përmbys 2-3 Atalantën dhe prin Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?